Telenews

Detaje nga bllokimi i pikës kufitare në Merdare, për shkak të barrikadave

Një grup i serbëve sonte kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, duke e pamundësuar kështu kalimin e veturave në drejtim të Kosovës në pikën kufitare Merdare.

Raportohet se për më shumë se një orë e gjysmë asnjë veturë nuk ka hyrë e as nuk ka dalë nga kjo pikë kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Ndërkaq, një veturë e policisë ka bllokuar rrugën për të mos lejuar qytetarët të afrohen në pikën kufitare, për shkak të sigurisë.

Dy traktorë dhe një kamionë janë vendosur në Kurshumli duke shkaktuar kështu një kolonë 2 kilometra të gjatë.

Të ngajshme

Musliu – Kurtit: S’jemi të interesuar për ofertat tua, lej përrallat dhe shkojmë në zgjedhje

Valjeta Turkaj

Kuvendi mban seancë solemne për Eliot Engel, Kosova në ditë zie për Rexhep Qosjen

Valjeta Turkaj

Vdes një i ri tragjikisht në një aksident në Gjermani

Valjeta Turkaj