Analisti Mentor Nazarko ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndjek skenarin sipas të cilit formimi i Asociacionit do të duhet të përfshihet në marrëveshjen finale me Serbinë.
“Zoti Kurti po ndjek me gjasë skenarin sipas të cilit Asociacioni në qoftë se do të ketë do të duhet të përfshihet në marrëveshjen finale që është e kornizuar sipas planit franko-gjerman”, ka thënë ish-këshilltari i Behgjet Pacollit.
“Ka shumë elemente që e bëjnë të duket këto 20 ditët e fundit si një lloj inskenimi, si një llojë shfaqje teatrale me dy a më shumë aktorë”, ka thënë Nazarko.
“Kemi patur një shfaqje të re teatrale atje, dua të besoj që gjithçka që ndodhi ishte reale ishte pjesë e disa gabimeve, ishte pjesë e kalkulimeve nga të dyja palët”, u shpreh Nazarko.
Tutje, Nazarko u shpreh se ajo çfarë rezulton në fund të zhvillimeve në veri të Kosovës, sipas tij është fakti që marrëveshjet e Brukselit praktikisht nuk ekzistojnë më.

