Telenews

Arratiset i burgosuri nga automjeti që po transportohej

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakovë/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale “lëndim i lehtë trupor”, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.

SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.

“Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

LDK thërret për nesër konferencë për media

KushtrimGuraj

Balla përkrah protestën: Krejt shqiptarët më 17 shkurt në Prishtinë

KushtrimGuraj

Incident zjarri në Klinikën e Pediatrisë, nuk ka të lënduar, puna vazhdon normalisht

Valjeta Turkaj