Telenews

Rama krenohet me punën: Kemi filluar shumë projekte për transformimin e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shëndetësia është prioritet i qeverisjes së tij.

Ai në prezantimin e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë, shtoi se ky sektor lidhet me të gjitha sferat e jetës.Madje në këtë aktivitet ai u krenua me punë që po bëjnë duke shtuar se kanë filluar një numër të madh të projekteve që synim kanë transferimin e kryeqytetit.

“Shëndetësia nuk fillon edhe nuk mbaron ashtu vetëm tek Drejtoria e Shëndetësisë, apo tek spitalet tek klinikat etj. Po fillon me zonat tona me mënyrën se si jetojmë, me mënyrën se çfarë oferta kanë për shembull fëmijët tanë nëpër shkollat e tyre a kanë mundësi me u ndërlidh me sport, a mësojnë për ushqimin që e hanë, d.m.th lidhet edhe me sport, lidhet edhe me arsim, lidhet edhe me zonat urbane, lidhet edhe me qasjen në zonat të gjelbrat”.“E për të gjitha këto ne e kemi parë që vetëm se filluar një numër të madh të projekteve për transformimin e kryeqytetit i cili ka drejtpërdrejtë impakt edhe në shëndetësi”, tha Rama.

Të ngajshme

NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Valjeta Turkaj

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Valjeta Turkaj

Thaçit i hiqen kufizimet për vizita me një person, i mbeten në fuqi për të tjerët

Valjeta Turkaj