Telenews

Istog: Djali i dehur e lëndon me thikë nënën e tij

Dita e fundit e vitit 2022 nuk ka kaluar pa incidente. Në Istog, është raportuar një rast ku djali e ka lënduar me thikë nënën e tij. Siç thekson policia në raportin 24 orësh, i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Viktima me këtë rast ishte munduar që t’ia hiqte nga duart thikën.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

 

Istog 31.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me thikë e ka lënduar viktimën femër kosovare, nënën e tij, e cila ka qenë duke u përpjekur që t’ia largoj thikën nga dora. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj