E lindur dhe rritur në Prishtinë, Hava Maloku sot ka arritur të jetë një emër suksesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka përfunduar studimet master dhe doktoraturën në SHBA, ku aktualisht jeton në San Francisco dhe është pjesë e një ndër kompanive më të fuqishme si platformë “LinkedIn”, ku ushtron pozitën e menagjeres së marketingut
Hava Maloku: Që në fëmijëri kam pasur ëndërra të mëdha e njëra prej tyre ka qenë të studjoj në SHBA. Kjo ëndërr ka marrë më tepër kuptim kur kam udhëtuar për herë të parë në Amerikë në vitin e dytë të gjimnazit për të ndjekur një program një-mujor si “exchange student” në West Chester të Pensylvanisë.
Aty jam njoftuar me Amerikën, sistemin e studimit dhe të punës si student. Pas kthimit në Kosovë jam angazhuar në përvestësimin edhe me të madh të gjuhës angleze dhe kam aplikuar nëpër univesizitete të ndryshme për bursë. Amerikën e kam zgjedhë për shkak të kushteve dhe mundësive që më ka ofruar për studim.
Magjistraturën e kam përfunduar në vitin 2008. Fatkeqësisht, ka rastistur me krizën financiare që ka ndodhur në SHBA. Miliona njerëz humbën punën dhe shtëpinë. E për mua si student e huaj mu zvogëluan shumë shancat për punësim, duke marre parasysh që kompania që do të më punësonte duhej sponzoronte edhe vizën.
Kjo ndikoj që unë të ndërroj edhe kahjen e karierës, nuk vazhdova me financa por e mora punën e parë që më eshtë ofruar e që në këtë rast ka qenë për marketingun dixhital.
Në fillimet e para të karierës kam punuar për disa startups në fushën e edukimit dhe financave si “Quinstreet” dhe “Adchemy”. Pastaj kam ndërruar produktin dhe kam vazhduar të punoj për “Expedia”, që eshtë një nga brendet kryesore të udhëtimit në bote. Kam punuar edhe shkurt për një kompani në fushën ligjore të quajtur “Legalzoom” dhe se fundi në “LinkedIn”.
Për me arritë deri këtu është dashtë një punë e përvojë e madhe. Kur kam aplikuar kam pasë një përvojë të gjerë në fushën e marketingut dhe një shkollim të duhur. Dihet që punësimi në LinkedIn nuk eshtë i lehtë, duhet të kalojmë nëpër shumë intervista, deri në dhjetë prej tyre.
Por mendoj që është edhe pak fat se shumë e shumë njerz të kualifikuar aplikojnë në çdo moment e nuk përzgjedhen për intervistë. Ndonjëherë për një rol të vetëm numri i aplikuesve shkon në mbi 1500 persona. E kuptohet që shumica prej tyre janë të aftë dhe të suksesshëm. Nganjëherë ndodhemi në vend të duhur dhe në kohë të duhur.

