Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli ka dhënë detaje për Portalin Dukagjini në lidhje me vdekjen e dyshimtë të gruas në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
“Në momentin kur ekipa ka shkuar e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat i ka pasur jashtë gojës, përmasa të gjakut ka pasur”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se tani e tutje me këtë rast është duke u marrë policia, hetuesia, prokuroria si dhe mjekësia ligjore.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.
“Eshtë gjetur një trup pa shenja jete (femer). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të beje me vdekje në rrethana te dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”.

