Telenews

Detaje të reja nga aksidenti fatal në Çagllavicë: Në momentin kritik, makina dyshohet se po lëvizte me shpejtësi 285 km/h (VIDEO)

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës.

Si pasojë ka humbur jetën, Arbnor Ademi, 35-vjeçar nga komuna e Lipjanit.

Ai ka vdekur në vend, pas përplasjes me shtatë makina të tjera të cilat ishin të parkuara në një autosallon.

Sipas dyshimeve të para të policisë, shpejtësia e madhe mund të jetë shkaktari kryesor i këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Ndërsa, 8 zjarrfikësve u janë dashur 2 orë e gjysmë për ta nxjerrë trupin e viktimës nga makina.

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani