Telenews

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gllaviqicë në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë, e si pasojë e të cilit një person ka pësuar lëndime serioze.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, deklaroi Gashi

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj