Telenews

Ministri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Ai ka shkuar për vizitë në Kiev sot dhe ka thënë se agresioni ushtarak rus është i pajustifikuar dhe krejtësisht në kundërshtim me parimet dhe angazhimet e përbashkëta të OSBE-së.

“Paqja duhet të kthehet. I bëj thirrje Federatës Ruse që të respektojë parimet dhe detyrimet e dakorduara të OSBE-së. Është e vetmja rrugë drejt paqes”.

“OSBE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje me të gjitha kapacitetet e saj, prandaj gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të kthehet misioni në Ukrainë. OSBE do të ofrojë paketën e saj të mekanizmave për të ndihmuar Ukrainën, që të rikuperohet nga plagët e luftës”, ka thënë Osmani.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj