Telenews

Kërcënohet kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, shkak qiraja e një lokali

Kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha është futur në telashe me një person, i cili po dyshohet se e ka kërcënuar gjatë ditës së djeshme e motivi i kanosjes sipas informacioneve të para dyshohet se lidhet me një pronë të Bashkësisë Islame.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person e ka kanosur seriozisht Berishën, për shkak të qirasë së një lokali, që është në pronësi të Bashkësisë.

I dyshuari (emër i njohur për redaksinë), për shkak se nuk e ka paguar qiranë dhe një obligim i tillë i është kërkuar që të kryhet, e ka kanosur kryetarin Berisha.

Në lidhje me rastin, Telenews.al ka kontaktuar edhe Berishën, i cili nuk e ka mohuar incidentin, por të cilin nuk e ka quajtur si kërcënim.

Ai ka deklaruar shkurt se ka të bëjë me ofendim, teksa ka refuzuar të jap më shumë detaje, duke kërkuar “qe të mos shqetësohet”

Telenews.al do të  ju mbajë të informuar për detajet e reja posa të ndërmerren veprimet e tjera.

Të ngajshme

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Valjeta Turkaj

Sulmi nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, detaje nga gjendja e pacientes

Valjeta Turkaj

27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu!

Valjeta Turkaj