Telenews

Mozzik për Getinjon: Krenar me ty, shumë shumë krenar

Për largimin e Getinjos nga Big Brother VIP Kosova ka reaguar edhe vëllai i tij, reperi Mozzik.

Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, me anë të së cilës thotë se është shumë krenar për të.

“Krenar me ty…ama shumë shumë krenar”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçarit.

Geti mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e famshme e Kosovës, pasi theksoi se qëllimi i tij nuk ishte të qëndronte deri në fund të këtij reality show.

Ai mes tjerash tha se nuk hyri në Big Brother për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Largimi i papritur i Getinjos ka shqetësuar edhe banorët, të cilët janë parë shumë të mërzitur.

Stresi dhe Vivien kanë qenë dy nga banorët që u panë vazhdimisht duke qarë, duke mos e pranuar largimin e tij.

Të ngajshme

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Jozit pas sulmit ndaj Edit

Rrezarta Ramaj

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj