Telenews

Butrinti sërish me një paralajmërim, a do të hyjë në BBVA për ditëlindjen e Kiarës?

Këngëtari Butrint Imeri është përfolur vite më parë për një lidhje me moderatoren bukuroshe të ekranit, Kiara Titon.

Kjo e fundit është kthyer këto ditë në një prej personazheve më të përfolur të momentit, për shkak të raporteve të saj me këngëtarin Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Përkundër faktit që mes Luizit dhe Kiarës ka shkëndija simpatie, këngëtari Butrint Imeri i befasoi të gjithë kur shprehu haptazi mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj me kurorë

Tani nga fansat e spektaklit është aluduar se butrinti mund të hyjë sonte (e martë) pas orës 00:00, për t’u takuar me Kiarën në ditëlindjen e saj, të cilën e ka më 18 janar.

Këto u dukën të gjitha thashetheme, teksa u nxitën më shumë kur vet këngëtari nga Kosova pak orë para spektaklit publikoi një fotografi në InstaStory, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj “Qetësia përpara stuhisë”.

 

Të ngajshme

Capital T dhe Adrola Dushi ndajnë momente nga pushimet e tyre të fundit bregdetare

Rrezarta Ramaj

Këngëtari Art Abazi humb çantën personale, kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Rrezarta Ramaj

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj