Telenews

Pas incidentit me Luiz Ejllin në Big Brother VIP Albania, faqja e Kejvinës në Instagram bllokon të gjitha komentet e ndjekësve

Mbrëmjen e së shtunës, një debat i ashpër ka ndodhur mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe modeles Kejvina Kthella.

Debati në fjalë duket se ka eskaluar edhe në dhunë fizike nga ana e Kejvinës, e cila ka goditur me shuplakë Luizin – por pamjet e kësaj skene u transmetuan tek sot (e martë).

Madje komentet dhe kritikat për veprimin e Kejvinës kanë qenë aq të shumta, aq sa kanë detyruar mirëmbajtësit e faqes së saj zyrtare në Instagram, që të bllokojnë hapësirën për komente.

Të gjitha postimet e saj të fundit që kanë të bëjnë me paraqitjet e saj në Big Brother VIP Albania janë pa komente në Instagram, duke lejuar vetëm pëlqimet.

 

Të ngajshme

Capital T dhe Adrola Dushi ndajnë momente nga pushimet e tyre të fundit bregdetare

Rrezarta Ramaj

Këngëtari Art Abazi humb çantën personale, kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Rrezarta Ramaj

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj