Telenews

Shtiu me armë zjarri në qytetin e Gjilanit – Gjykata merr vendim për Feron

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Me kërkesë të prokurorisë sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga gjyqtari i procedurës paraprake”, tha Shkodra.

Reperi Fero, është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë, pasi ishte në kërkim që nga data 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Fero po kërkohej nga policia pasi kishte shtënë me armë zjarri në një lagje ne qytetin e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës”, është shprehur Hashani.

Të ngajshme

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Jozit pas sulmit ndaj Edit

Rrezarta Ramaj

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj