Telenews

Arsyetimi skandaloz për kthimin në punë të Iljasa Fazliut: Abuzimi nuk ndodhi në QKUK

Komisioni Disiplinor i QKUK-së ia hapi dyert logopedit Iljasa Fazliu për rikthim në punë, në Klinikën e ORL-së. Bazuar në vendimin e Këshilli Gjyqësor që Fazliu nuk ka dënim të formës së prerë dhe bazuar në vërtetimin që abuzimi nuk është kryer në QKUK, ka bërë që logopedi të kthehet në punë përsëri

Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm është kthyer në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK.

Hapi i parë që i dha të drejtë Fazliut të kthehet në punë në spitalin e shtetit ishte një vendim i lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

Ndonëse, ndaj tij ende vazhdon një proces Gjyqësor.

“Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit. Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

 

Të ngajshme

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj