Telenews

Këngëtari i njohuri është banori më i ri që i bashkohet BBVK

“Vëllai i Madh” ka paralajmëruar për katër hyrje të reja që do t’i bashkoheshin shtëpisë më të ndjekur të momentit.

Banori i parë që nis aventurën e tij televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh” është këngëtari Lorik Shaqiri, për publikun i njohur me emrin skenik si – Blasta, të cilin e ka prezantuar Fifi, teksa dyshja kanë interpretuar bashkë këngën e tyre “Bjeri”.

Blasta është vetëm banori i parë që i bashkohet kastit të banorëve të Big Brother VIP Kosova, ndërsa i njëjti është i njohur për një sërë këngësh të suksesshme dhe bashkëpunime me emrat më të njohur në industrinë e muzikës, përfshirë: Zaimina Vasjarin, Fjolla Morinën e Fifin.

Të ngajshme

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Jozit pas sulmit ndaj Edit

Rrezarta Ramaj

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj