Telenews

“Milloshi i ri” në Serbi: Plani franko-gjerman është akt i lartë tradhtie

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviç, i i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale serbe të prillit më 2022, e ka quajtur “akt tradhtie të lartë” nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan marrëveshje me Kosovën sipas planit franko-gjerman

Në mbledhjen e partisë së tij, Jovanoviç përmes një videoje në YouTuba tha se kanë miratuar pesë konkluzione.

Së pari ai tha se politika serbe në raport me Kosovën ka kolapsuar që nga viti 2008, e dyta është se “politika frikacake dhe të padenja të këtilla” duhet të ndryshohen “radikalisht”, së treti që të refuzohet “në tërësi” plani franko-gjerman, së katërti që plani franko-gjerman e trajton Kosovën “si të barabartë” me Serbinë, ndërsa së pesti kërkojnë kthim mbprapa në politikat e “mbrojtjes rezolute” të integritetit territorial të Serbisë, me këtë duke paramenduar edhe Kosovën si pjesë të saj.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj