Është në interesin e Rusisë që të shkaktojë konflikte në rajonin tonë dhe ajo po punon shumë për këtë. Çdo konsolidim, zbutje dhe lidhje e qartë me institucionet euroatlantike janë kundër interesave ruse.
Nëse Serbia bën një kthesë dhe pranon planin franko-gjerman për Kosovën, do të pasojë presioni dhe ndëshkimi brutal rus, sepse kjo do të ishte një parathënie e distancës së Serbisë nga Rusia”, thotë Jelica Minic, presidente e Lëvizjes Evropiane të Serbisë, rreth reagimit që do të pasojë nga Moska ndaj Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit.

