Telenews

Dillerët e drogës në lagjet e Gjilanit bien në prangat e Policisë, kapet edhe një 1 kg marihunë

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Shitblerja e drogës shpesh bëhet edhe në grupe që përbehen nga të rinjtë, të cilët veprojnë kundërligjshëm, dukë bërë shpërndarjen e drogës, raporton Sinjali.

Për disa raste të tillë, Njësia e Antidrogës në Gjilan ka zhvilluar mbrëmë disa bastisje, që kanë rezultuar me sekuestrimin e sasive të ndryshme të drogës, si dhe arrestimin e disa personave. Burimet thonë se edhe një person tjetër është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Gjilan.

I dyshuari që u kap në rrugën “Ilmi Kallaba” në Gjilan është A.J., në shtëpinë e të cilit u krye bastisje, ku u gjetën rreth 1 kg marihuanë, si dhe një peshore për majën e substancave narkotike. Droga është sekuestruar nga Policia, kurse i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, të rinjtë që ishin cak i Policisë dyshohen se kanë bërë shitjen e drogës në disa lagje të qytetit të Gjilanit dhe u kapën pasi u identifikuan nga Policia, nën dyshimin se merren me këtë veprimtari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj