Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë dhe i vranët. Herë pas here, vende-vende priten reshje bore, ndërsa do të jetë ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga verilindja. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë Celsius.
Fjolla të herëpashershme bore priten edhe në veri dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut, Luginën e Preshevës dhe veri të Malit të Zi.
Për fundjavë na pret mot i ftohtë. Në Shqipëri me intervale kohore me diell, ndërsa reshje sporadike bore priten kryesisht në disa vise të Kosovës.

