Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e rajon

Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë, me erëra të ftohta verilindore dhe fjolla lokale bore. Reshjet e borës do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise priten fjolla sporadike bore. Më shumë intervale kohore me diell priten në Shqipëri, jug të Malit të Zi dhe në Maqedoninë Veriore.

Të dielën dhe të hënën na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise të dielën priten fjolla sporadike bore. Mëngjesi i së hënës mund të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar ngase pritet kthjellim i motit.

Gjatë javës së ardhshme na pret mot mjaft i ndryshueshëm, me rritje-ulje të shpeshta të temperaturave dhe disa fronte që do të sjellin reshje të herëpashershme bore.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj