Telenews

Gjuriq: Është plotësisht e qartë se Kurti dëshiron të shmangë e të flasë për Asociacionin

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për vazhdimin e dialogut dhe gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare.

Gjuriq ka thënë se “Asociacioni nuk do të negociohet, pasi është dakorduar dhe nënshkruar në Bruksel”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “dëshiron ta shmangë me çdo kusht diskutimin për Asociacion”.

Por, ambasadori serb thotë se mbështetja e amerikanëve është “larg më e madhe sesa e vendeve evropiane në mbrojtjen e kësaj ideje”.

“Përfundimi është se Amerika tani po e vendos Asociacionin në tavolinë dhe po thotë: Kjo duhet të zbatohet. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi të pranishëm në terren dhe që si serbë të fokusohemi në interesin tonë kombëtar dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira politike me SHBA-në. Nuk duhet të kemi iluzione se qëndrimi i SHBA-së ndaj statusit të Kosovës do të ndryshojë, por kemi vërejtur se ky status përmendet gjithnjë e më pak”, ka thënë Gjuriq për TV Pink.

Të ngajshme

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Valjeta Turkaj

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Valjeta Turkaj

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

KushtrimGuraj