Telenews

E dhimbshme: 28-vjeçari në Prishtinë vdes papritur në ditën e parë të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një i ri ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Brenda Emergjencës kanë bërë me dije që kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi që një person në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë intervistuar dëshmitarët e rastit.

Sipas recepsionistes së kompanisë e cila ishte duke i kryer fotografitë e të ndjerit për ta pajisur atë me kartelën që i mundëson hyrje-daljet në objekt, i ndjeri ka pasur marramendje dhe është rrëzuar në tokë.

Po ashtu prezent ishte babai i të ndjerit i cili ka thënë se djali i tij ka pasur edhe më herët telashe shëndetësore dhe ka refuzuar që trupi i tij të dërgohet për obduksion.

Kjo për shkak se vdekja e viktimës ka ardhur nga shkaqe natyrore.

Bëhet fjalë për një person të moshës 28-vjeçare, teksa do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj