Telenews

Isco kalon në Bundesligë

Isco do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë.

“Sky Germany” ka raportuar se Union Berlini ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll, shkruan Gazet Express.

Isco thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara, me një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Në marrëveshje thuhet se do të përfshihet edhe opsioni për vazhdimin e kontratës edhe për një vit më shumë.

Mediumi gjerman gjithashtu ka raportuar se 30-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të martën.

Isco do t’i bashkohet Union Berlinit si futbollist i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Sevillas, klub me të cilin shkëputi kontratën në dhjetor të vitit të kaluar.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj