Telenews

Hovenier: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut

Ka përfunduar takimi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në të cilin është diskutuar për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas përfundimit të takimit, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier përmes një deklarate në Facebook, tha se do të vazhdojnë që të avokojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot gjatë ditës, mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. U jemi mirënjohës palëve të interesuara të që ishin të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut”, thuhet në deklaratë.

Të ngajshme

Sot ndodh solstici i dimrit: dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Valjeta Turkaj

Zjarri dëmton QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Valjeta Turkaj

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Valjeta Turkaj