Telenews

Trajkoviq e thumbon keq Vuçiqin: As nuk është i bukur, as sharmant, as i mençur

Këshilltarja në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Rada Trajkoviq, ka bërë një sulm të ri ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Trajkoviq i ka renditur disa cilësi që thotë se i mungojnë liderit serb.

“As nuk është sharmant. As nuk është më i zgjuari. As nuk është më i bukuri. As nuk është më i mençuri. As nuk është më i moderuari. As nuk është më stabili. Dhe doni të besojmë që është i pazëvendësueshëm? Mendoj që Serbia ka më të mirë”,  u shpreh ajo në postimin më të ri.

Kujtojmë që Trajkoviq është emëruar këshilltare nga ministri Nenad Rashiq pasi ky i fundit u caktua nga Kurti që të zëvendësonte Goran Rakiqin e dorëhequr.

Ajo është përballur me sulme të vazhdueshme nga regjimi i Vuçiqit.

Statusi i plotë:

Të ngajshme

Sot ndodh solstici i dimrit: dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Valjeta Turkaj

Zjarri dëmton QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Valjeta Turkaj

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Valjeta Turkaj