Vatikani ka rihapur së fundmi një hetim në lidhje me zhdukjen e 15-vjeçares Emanuela Orlandi në qershorin e vitit 1983.
Publikimi i dokumentarit “Vatican Girl” nga Netflix muajt e fundit, ka ushtruar një presion në rritje mbi Kishën Katolike.
Teoria e lidhjes Orlandi-Agça
Gjatë një intervistë dhënë nga burgu për televizionin shtetëror italian, RAI, ai tha se Orlandi ishte gjallë dhe nuk ishte në rrezik. Në mesin e viteve 2000, gjykatësi Ferdinando Impozimato tha se bazuar në atë që kishte mësuar për “Ujqërit Gri”, Orlandi mund të bënte një jetë normale, e integruar në mënyrë të përkryer në komunitetin mysliman. Përveç kësaj, familja Orlandi mori edhe një telefonatë që kërkonte lirimin e Agça në këmbim të Orlandit. Megjithatë, nuk u dha asnjë informacion tjetër.
Dokumentarët e shumtë mbi zhdukjen e Orlandit, eksplorojnë mundësinë që Vatikani të jetëpërfshirë ose të ketë pasur dijeni mbi zhdukjen e saj. Në majin e vitit 2012, prifti 85-vjeçar dhe ekzorcisti At Gabriele Amort, pretendoi se Orlandi ishte rrëmbyer nga policia e Vatikanit për t’u përdorur gjatë festave seksuale.
Orlandi u zhduk pak ditë pasi i tregoi mikut të saj mbi ngjarjen e supozuar. Dokumentarët e çojnë teorinë më tej dhe sugjerojnë se ajo mund të ishte dërguar në një manastir në Londër. Një dosje e zbuluar e Vatikanit tregon shpenzimet e qëndrimit të Orlandit në një manastir në Londër për gati 15 vjet.
Antonio Mançini, një anëtar i organizatës kriminale “Banda della Magliana”, la të kuptohej gjatë një interviste dhënë në vitin 2011, se rrëmbimi i Orlandit ishte vetëm një nga aktet e shumta që kreu banda kundër Vatikanit. Sipas Mançinit, ai akt u ndërmor për të detyruar kthimin e shumave të mëdha të parave që i kishin dhënë hua Bankës së Vatikanit.
Përveç kësaj, një nga ish të dashuratt e De Pedis, deklaroi se ai i kishte rrëfyer një herë se e kishte rrëmbyer Orlandin. Në vitin 2012, policia italiane hapi varrin e Pedis dhe mori mostrat e ADN-së. Gjithsesi, nuk u gjetën të dhëna që lidhin De Pedis me Orlandin. Ne lidhje me rihapjen e kësaj çështje, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Mateo Bruni tha se po zhvillohet në përgjigje të “disa kërkesave të bëra nga familja”.

