Telenews

Mergim Lushtaku drejtuar Kurtit: Kryemashtrues, koeficienti nuk duhej të ishte ndër 129 euro

Anëtari i komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku ka kundërshtuar koeficinetin prej 105 euro për punëtorët e sektorit publik.

Lushtaku i PDK-së, u quajti “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij, koeficienti është dëshpërues dhe jo i mjaftueshëm për ta përballuar krizën ekonomike në vend.

“Ky kryemashtrus i ka lënë nënpunësit publik në heshtje duke prit, i ka lënë në një lloj lujfte psikologjike ku të gjithë janë shprehur që do të ketë rritje të pagave që kishte me ju ndihmu në këtë kohë të vështirë të krizës ekonomike, përkundrazi tregoi që është kryemashtrues i madh dhe po luan lojëra”, u shpreh Lushtaku.

Ai shtoi se “asnjë koeficient ndër 129 euro” nuk është i mjaftueshëm për punëtorët.

Ndërsa tha se PDK-ja do ta kundërshtoj koeficientin prej 105 euro në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj