Telenews

Ministri Murati thotë se nuk frikësohen nga grevat e protestat: Ne jemi shtet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar caktimin e vlerës së koeficientit prej 105 eurove, duke thënë se përveç rritjes ka pasur edhe krijim të një sistemi të barabartë të pagave.

I pyetur për greva apo protesta të mundshme në shenjë pakënaqësie, Murati tha se përfaqëson shtetin dhe se s’mund të vendosë koeficient me të qëlluar.

“Shifra dhe vlera të koeficientit me të qëlluar dhe me tahmin mund të japë gjithkush, por ne jemi shtet, jemi qeveri dhe vlerat dhe shifrat duhet të bëhen në bazë të llogaritjeve të sakta dhe hapësirave dhe kufijve ligjorë që i kemi”, ka thënë ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.

Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.

Të ngajshme

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj

Drenica ia bën “bajat” futbollin Llapit, e deklason në Superligë

Rrezarta Ramaj