Menaxhmenti i RTK-së e dënon aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.
Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës.

