Telenews

Molliqaj ia dekonspiron 6 kushtet Kurtit për Asociacionin

Kryetar i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës ka shpalosur gjashtë kushte për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton Telenews.

Molliqaj e ka quajtur Kurtin, kryeministër të Asociacionit.

Sipas tij, kryeministri i Asociacionit Kurti, nga foltorja e Kuvendit, e shpalli planin.

“Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska! Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

“Kryeministri i Asociacionit

Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!

Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur.
Plani dhe asociacioni u pranuan, kryeministër cila është dita e nënshkrimit? Tregoje datën!
Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizon“.

Të ngajshme

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Rrezarta Ramaj

Kuvendi mban seancë të enjten

Rrezarta Ramaj

Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

Rrezarta Ramaj