Telenews

Leart Paqaradës i del problem me trajnerin e tij te St Pauli

E enjtja ishte e zhurmshme në stërvitjen e ekipit gjerman, St.Pauli. Ishte një përplasje mes Leart Paqaradës dhe trajnerit të tij, Fabian Hurzeler.

Tri ekipe ( blu, e verdhë dhe e kuq) luajtën në një mini-turne në fushën e vogël.

Por, trajneri 29-vjeçar e ndërpreu lojën me fjalët: “S’mund ta shoh më gjatë këtë” dhe ishte i pakënaqur me performancën e ekipit të kaltër.

Futbollisti kosovar u ndje se po trajtohej jo drejt dhe reagoi.

“Pesë lojtarë nën 1.70 centimetra. Ndarje e mrekullueshme”, bërtiti ai i frustruar në drejtim të trajnerit, raporton gazeta e madhe gjermane, Bild.

Ai u urdhërua të shkonte në zhveshtore, por nuk e bëri këtë, duke u mbështetur në shtyllë.

Kujtojmë se Leart Paqarada kishte pasur mosmarrëveshje edhe me ish-trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, me ç’rast ishte larguar nga kombëtarja.

Në verë, Paqarada, 28-vjeçar do t’i bashkohet ekipit të Kolnit në Bundesligën gjermane.

Të ngajshme

Liverpooli synon tre përforcime të reja në afatin kalimtar

KushtrimGuraj

Mbappe zbulon se cilën ndeshje të tij nuk do ta rishikojë kurrë

Blearta

Leao “grushton” lojtarin e Kilit, merr karton të kuq

Blearta