Telenews

Fero largohet nga Kosova për kohë të pacaktuar

Pas një muaji pas hekurave Feronit Shabani i njohur si Fero është lënë i lirë.

Ai është shfaqur në rrjetet sociale ku ka treguar edhe disa dokumente që zbulojnë se ka marrë vizën angleze. “Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë,” shkruan Fero.

Pas lirimit nga paraburgimi ai duket se do të qëndrojë në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Fero ka përshëndetur edhe avokatin e tij.

Fero u akuzua për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë në një lagje të Gjilanit. Ai qëndroi 30 ditë në paraburgim.

 

Të ngajshme

Alba pozon, rrjeti ‘shpërthen’ në jehon

Rrezarta Ramaj

Dafina Dauti publikon këngën e re “Kosova Po Pret”, me tekst nga Bediha Emini

Rrezarta Ramaj

Nën ritmet e muzikës shqipe, Bebe Rexha vallëzon në dasmën e vëllait –

KushtrimGuraj