Telenews

Gjendet pa shenja jete një person në gjimnazin ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në gjimnazin e shkencave shoqërore ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej pa ndjenja në objektin e shkollës dhe dyshohet se është në rrezik për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë. Sinjali mëson se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, mirëpo ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Telenews.al do të iu mbajë të informuar.

Të ngajshme

Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën, del me “thirrje urgjente” për Albin Kurtin

KushtrimGuraj

Erdogan: Bota islame ka mjetet dhe aftësinë për të zmbrapsur ambiciet ekspansioniste të Izraelit

KushtrimGuraj

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Donat Hashani