Telenews

Ukraina refuzon lojërat olimpike, kërkon përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë

Vendimi i Ukrainës për të bojkotuar lojërat olimpike Paris 2024 nuk është pritur mirë nga organizatorët e eventit. Në një reagim të bërë, ata kanë kritikuar Ukrainën për këtë bojkot, të cilin e quajnë të padrejtë, ndërkohë nismës i është bashkuar dhe Letonia. Arsyeja që atletët ukrainas nuk marrin pjesë në lojërat olimpike është fakti që aty do të garojnë dhe atletët rus dhe bjellorus.

Situata e shkaktuar nga lufta ka ndikuar në të gjitha fushat, duke përfshirë këtu dhe sportin, deri në marrjen e vendimeve të tilla. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi pak kohë më parë se atletët rus e bjellorus do të garojnë si neutral, pavarësisht luftës.

I menjëhershëm qe dhe reagimi i presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky dhe dhe ministrit të sportit Vladimir Gutsait. Këshilltari i presidentit Zelensky, Mikhailo Podoljak e cilësoi komitetin olimpik ndërkombëtar si një promotor të dhunës, vrasjeve dhe shkatërrimit.

Replikat qenë të vazhdueshme edhe nga organizatorët, teksa në njërën prej tyre shtonin se bojkoti nuk i arrin qëllimet politike, por ndëshkon vetëm sportistët duke mos marrë pjesë në kompeticion.

Të ngajshme

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi

Leao i ofrohet tri klubeve të Premierligës

Yllka Gashi

Ish-ylli i Premierligës akuzohet për një sulm ndaj një tifozi

Yllka Gashi