Spektakli i sotëm Prime i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova pritet të jetë i mbushur me befasi nga më të ndryshmet.
Madje, “Vëllai i Madh” është përkujdesur që mysafirëve në studion gjigante nga ku transmetohet spektakli si dhe të gjithë audiencës së gjerë t’i prezantojë në skenë një prej emrave më eminentë në sferën e muzikës shqiptare.
Bëhet fjalë për rep artistin Mozzik, i cili sonte do të performojë ‘live’ në spektaklin Prime të kësaj të premteje.

