Gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familjet kosovare. Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që ato përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Tirana” në Gjakovë, Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, raporton Telenews.al
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije rasti ka ndodhur dje paradite dhe është raportuar në Polici nga gruaja, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën që ka ushtruar në vazhdimësi ndaj saj.
Burri nga Gjakova, F.Xh., është denoncuar nga viktima me pretendimet se ka ushtruar dhunë psikike në duke i shkaktuar frikë e pasiguri. Për të mos mbaruar me kaq, sipas dëshmisë së saj, të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari ia ka kërcënuar prindërit se do ta vras atë, si dhe në vazhdimësi ia ka kufizuar lirinë e lëvizjes.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar për intervistim në Polici, ndërkohë që ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe nisjen e hetimeve për veprën penale “Dhunë në familje”. /Telenews.al/

