Telenews

Arrestohet Gjakovari në Shqipëri, kapet me mijëra euro në xhep

Një 44-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në Shqipëri.

M.K, nga Gjakova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, transmeton Telenews.al

“44-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ekipi”, të zhvilluar në datën 27.12.2022, pasi në bashkëpunim me 10 shtetas të tjerë (të arrestuar gjatë këtij operacioni), tentuan të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur (të moshës 17-vjeç), kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke i prezantuar ata si pjesë e një ekipi sportiv”, thuhet në njoftimin e policisë së Shtetit përcjell Telenews.al

Gjakovari dyshohet për disa veprime penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Trump mbron marrëveshjen për dizelin rus, pavarësisht kritikave

Rrezarta Ramaj

Merz kundërshton marrëveshjen SHBA-Rusi për naftëne: E paimagjinueshme për Evropën –

KushtrimGuraj

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg –

KushtrimGuraj