Telenews

Deputeti serb e injoroi diskutimin për Kosovën duke shikuar filma +18 në Kuvendin e Serbisë

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq është kapur duke shikuar filma me përmbajtje pornografike gjatë seancës së Kuvendit në Serbi.

Video që e fakton veprimin e këtij deputeti po qarkullon në rrjetin social Twitter.

Këtë veprim gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar tronditës, pasi në atë seancë po diskutohej për çështjen e Kosovës dhe Steviq është anëtar i Komisionit Paralamentar për Kosovë në qeverinë serbe.

Të njëjtit deputet i figuron si vendbanim Prishtina, por nuk dihet sigurt nëse ende jeton në të njëjtin vend.

Sipas gazetës, duke e pas parasysh që Steviq është anëtar i Komisionit për Kosovë, përgjegjësia e tij është edhe më e madhe dhe ai duhej të kishte vëmendjen te diskutimi për negociatat Beograd-Prishtinë.

Steviq është shfaqur rrallë në publik kohëve të fundit. Dikur ai ishte gazetar në gazetën serbe “Jedinstva”.

Të ngajshme

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Rrezarta Ramaj

“Radio Policia e Kosovës” – KPM-ja miraton transmetimin eksperimental

Rrezarta Ramaj

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj