Telenews

Ishte duke shkuar të kryente ceremoninë e martesës, por arrestohet nga policia austriake 24 vjeqari nga Kosova

Shumica e njerëzve ditën e martesës e shënojnë si më të bukurën të jetës së tyre.

Por, kjo nuk i doli ashtu një 24 vjeçari nga Kosova.

Kjo për shkak se ai u arrestua nga policia në Austri.

Siç raporton gazeta austriake Heute, kosovari kishte vendosur që të martohej bashkë me një hungareze, në Zyrën e Gjendjes Civile në Gmunden.

Martesa do t’i mundësonte kosovarit leje qëndrimin në Austri, duke tentuar kështu që të shmangte dëbimin nga ky shtet.

Nusja dhe një numër prej 30 të ftuarish kishin pritur kot, sepse policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile, ku do të bëhej edhe kurorëzimi.

24-vjeçari që një kohë ishte duke qëndruar ilegalisht në Austri dhe ai disa herë kishte arritur t’i shpëtojë policisë.

Ai është dërguar në paraburgim duke pritur depërtimin për në vendlindjen e tij,

Të ngajshme

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Rrezarta Ramaj

“Radio Policia e Kosovës” – KPM-ja miraton transmetimin eksperimental

Rrezarta Ramaj

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj