Telenews

Qeveria e Kosovës sot zhvillon mbledhjen e radhës, por çfarë do flitet?

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje parashihet të nis në ora 10:00.

Ndërsa në kuadër të pikave të shumta të cilat do të trajtohen është edhe aprovimi i ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkriptave nga mbledhje 116 dhe 118 si dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhje 115,117,119 dhe 120 elektronike/korrespoduese të Qeverisë së Kosovës.

2) Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar 2023 deri më 31 dhjetor 2023

3) Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve  me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

4) Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projekteve nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorial të Kosovës

5) Shqyrtimi i Nismës për Lidhjen e Marrëveshjes për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë

6) Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë

 

 

7) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor (MPB)

8) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore

 

 

9) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.

10) Të ndryshme.

Të ngajshme

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës

KushtrimGuraj

Raportimet se Sylejman Meholli i VV’së e ka kërcënuar Ferit Idrizin, Policia thotë se ka pranuar informatë për kanosje- detaje

KushtrimGuraj

“Rrini në linjë”, këshilltari i Osmanit paralajmëron njohje të reja me një foto nga Siria

Donat Hashani