Konkurrentët e nominuar të javës të Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të shijojnë darkën e shtruar enkas për ta.
“Numëroi banorët me të cilët kurrë nuk dëshiron të hysh në debate dhe arsyet përse?”, ka qenë një pyetje drejtuar Stresit.
Ky banor për Stresin duket të jetë konkurrentja e tij, Arta.
“Që nuk do të kisha dëshirë të hyja në debat është Arta. Arsyeja sepse më ka respektuar që nga dita e parë, një debat e kemi pasur në fillim por këtu jemi për me zgjidh dhe për të diskutuar”, ka thënë Stresi.
“Është Andi, kam shkuar prej ditës së parë mirë shpresoj të shkojmë mirë dhe kam pasur pa kënaqësi me Andin por ia kam thënë në sy”, ka shtuar ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

