Telenews

Podujevë: Baballarët raportojnë se u janë zhdukur dy vajzat e mitura, policia i gjen në kafene me dy djem

Dy baballarë nga Podujeva janë ankuar të premten rreth orës 11 e 20 në polici, se vajzat e tyre të mitura janë zhdukur.

Pas intervenimit të policisë, rreth orës 23 e 30, vajzat janë gjetur në një kafene me dy të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafene në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktimat janë kthyer në shtëpi, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Të ngajshme

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Rrezarta Ramaj

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj