Telenews

Rruga “A” merr emrin Jim Xhema, veprimtarit të madh të çështjes kombëtare

Nga sot, rruga “A” në kryeqytet do të quhet “Jim Xhema”.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema, duke ia vënë emrin e tij rrugës, transmeton Telenews.al.

Rama tutje lartësoi figurën e Xhemës duke shtuar se “vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave”.

Statusi i plotë:

“Kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema, duke ia vënë rrugës “A” emrin e tij. Vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave – një model aq të jashtëzakontë të veprimtarisë, që njeriut tonë ia siguron përjetësinë në historinë kombëtare.
Bashkë me z. Jim Xhema zbuluam pllakatën si shenjë dhe dokument falënderimi nga kryeqytetasit për këtë veprimtar të madh“, shkroi ai në Facebook. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj

Një i ndaluar për sulmin ndaj Klan Kosovës, AGK kërkon veprime ndaj të tjerëve

Rrezarta Ramaj