Telenews

Vuçiq dekoron ish-policin Pantiq dhe tre të tjerë nga Kosova

Në Ditët Shtetërore të Serbisë, Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka ndarë çmime për personalitet e vlerësuara nga ai. Në mes të dekoruarve është edhe ish-Polici i Kosovës, Dejan Pantiq dhe tre përfaqësues të tjerë.

Petar Petkoviq, zyrtar serb që drejton një të ashtuquajtur “zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se katër dekorata i kanë marrë përfaqëues të serbëve në Kosovë.

“Jam vecanërisht i lumtur që katër dekorata shkuan për përfaqësuesit tanë nga Kosova”, ka shkruar Petkoviq.

Çmimet, siç njofton ai, i ka marrë Svetlana Steviq, menaxhere e “Kuzhinave Kombëtare në Kosovë”, Dejan Pantiq, polici i larguar nga Policia e Kosovës, dhe dy shkollat fillore “Vuk Karaxhiq” dhe “Miladin Mitiq”.

Sot në Kosovë është komentuar edhe dekorimi që Vuçiq ia bëri ish-emisarit special amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Të ngajshme

Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”

Rrezarta Ramaj

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Rrezarta Ramaj

A po paralajmërohet ribashkimi i Stupcave?

Rrezarta Ramaj