Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare.
Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00 janë në rend dite shtatë pika, përfshirë edhe Shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Po ashtu do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
7. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Vendi: Kuvendi Kosovës
Koha: 10:00

