Luiz Ejlli është një ndër banorët më të komentuar në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.
Ai ka arritur që të fitojë dashurinë e publikut dhe çdo lëvizje e tij është duke u diskutua – e tillë është edhe momenti kur ai përlotet që në mëngjese.
Teksa ka qëndruar i vetëm duke pirë kafe, Luizi ka qarë për një kohë të gjatë. Kënga në sfond e Celine Dion “ A new day has come” e ka bërë Luizin të qajë me ngashërima.
Sipas shumë personave ai është mërzitur për nënën e tij dhe kjo ka bërë që ai të nis ditën kështu, por edhe disa ditë më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, ai i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën e tij.

