Skuadra e Drenicës në futboll do të rikthehet përsëri në shtëpinë e vet, për ti luajtur ndeshjet si vendase.
Ekipi drenicas ka bërë me dije se fusha e gjelbërt e stadiumit ”Bajram Aliu”, është kthyer përsëri në gjendje optimale për zhvillimin e ndeshjeve dhe tashmë ekipi ndeshjet do ti zhvillojë aty.
Drenica në mesjavë e pret SC Gjilanin në kuadër të xhiros së mesjavës në elitën e futbollit kosovar.
Të kujtojmë se stadiumi ”Bajram Aliu” ishte dëmtuar në masë të madhe nga vërshimet natyrore që ndodhën në muajin e kaluar në rajonin e Drenicës, por duket se me punën e madhe që kanë bërë, drejtuesit e klubit dhe strukturat e Kuvendit Komunal e kanë kthyer atë në gjendje të gatshme për tu zhvilluar ndeshjet. /Telenews.al/


