Telenews

Borrell flet për takimin Kurti-Vuçiq më 27 shkurt

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell, ka bërë të ditur se më 27 shkurt, do të jetë ai i cili do t’i pres në Bruksel, palët negociatore mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbeti me shpresë se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, do angazhohen në mënyrë konstruktive, për ta shfrytëzuar siç theksoi, këtë mundësi unike për marrëveshje normalizimi, përcjell Telenews.al.

”Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”, citohet përmes një cicërime në twitter, të ketë thënë Borrell.

Borrell po ashtu mes tjerash ka potencuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, është në fazë përfundimtare.

”Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”.

Të ngajshme

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 3 tetor

Rrezarta Ramaj